Këto janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 29 gusht 2018

Këto janë dy shenjat më me fat për sot.

Gaforrja

Falë bashkëpunimit të Diellit me Uranin dita e sotme do jetë më e mirë dhe e mbushur me emocione. Nëse keni një lidhje gjërat do vazhdojnë t’iu ecin më së miri. Nuk do keni asnjë debat apo problem me partnerin dhe do filloni ta shihni me një sy tjetër të ardhmen. Nëse jeni beqarë do jeni më shumë se kurrë kureshtarë dhe do dëshironi të provoni emocione të reja. Në punë të gjitha përpjekjet që keni bërë së fundmi do japin rezultatet e duhura. Mundet të bëheni edhe përgjegjës për një sektor me rëndësi të madhe. Marsi do sjellë disa probleme financiare. Merrni masa sa më shpejt sepse gjendja mund të rëndohet më pas.

Shigjetari

Dielli, Hëna, Marsi, Saturni dhe Urani do iu japin shumë forcë sot për ta çuar përpara çdo sektor të jetës. Marrëdhënia në çift do thellohet edhe më shumë dhe do e keni me të lehte të flisni hapur me partnerin. Paragjykimet duhet t’i lini mënjanë. Nëse jeni beqarë do ndiheni gjatë gjithë kohës të dëshiruar nga të tjerët dhe do e filloni menjëherë një lidhje. Në punë asgjë nuk do jetë e pamundur për ju dhe nuk do dorëzoheni kurrë. Energjia do jetë e adhurueshme. Në planin financiar nuk do keni probleme të mëdha dhe do arrini të kryeni të shpenzimet e nevojshme.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU