Këtij i thonë fat, blen këpucë online, brenda tyre gjen një mijë paund

Quhet Ella Gilman, dhe është një vajzë angleze 19-vjeçare nga Manchester. Pasi bleu një palë atlete online në Ebuy, e gjeti veten me 1 mijë paund në duar.

Vajza e re i gjeti paratë pikërisht brenda atleteve, duke mbetur pa fjalë.

Në atë moment Ella nuk u mendua dy herë, por kontaktoi me shitësen dhe i dërgoi mbrapsht të gjitha paratë e gjetura.

Një veprim ndershmërie i cili duhet marrë shembull, i cili u bë publik nga vajza e shitjeve.

“I pata paratë në duart e mia 25 minuta pasi fola me të. Jam e befasuar, dua ta falënderoj pa masë për gjithçka. Ndërkohë i zbrita shumën e atleteve, pasi ishte minimumi që mund të bëja”, tha Ella Gilman shkruan noa.

Ajo shton se nuk mendon se janë të shumtë njerëzit që do bënin një gjë të tillë, duke treguar se kishte fshehur në atlete paratë e kursimeve të punës së saj, pasi e kishte gjetur të mbyllur bankën atë ditë dhe më pas kur ishte dorëzuar porosia kishte harruar ti hiqte.

Ndërkohë Ella shton se kur i gjeti paratë u befasua, të cilat ishin brenda një zarfi.

“Mendova se nëse do e kisha humbur atë shumë parash, do dëshiroja që dikush të ma sillte. Jam e lumtur që i ktheva”, thotë e reja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU