Do ketë gjykim të ri për zjarrvënësit e Ambasadës së SHBA-së në Beograd

Gjykata Apelit e Serbisë ka anuluar vendimin e Gjykatës së Lartë të Beogradit dhe ka kërkuar proces të ri për të akuzuarit për vënie zjarri në Ambasadën e SHBA –së më 21 shkurt 2008, pas mbajtjes së mitingut kundër pavarësisë së Kosovës me moton “Kosova është Serbi“, po atë ditë në Beograd.

Anulimi u bë, edhe pse nuk thuhet, për shkak se SHBA nuk ishte e kënaqur me të gjeturat e Gjykatës së Lartë dhe me aktvendimet e shqiptuara nga ajo, transmeton Koha.net.

Demonstruesit, me të cilët ndër të tjerë kanë qenë edhe kryetari aktual i Serbisë dhe atëherë kryetar i Partisë Radikale serbe Tomislav Nikoliq si dhe kryetari i aktual i PSS-së dhe shef i diplomacisë serbe Ivicia Daçiq ishin ngritur kundër Kosovës dh Perëndimit . Mitingun e kishte organizuar kryeministri i atëhershëm, tash në pension, edhe politik, Vojislav Koshtunica.

Pas mitingut, demonstruesit, të hidhëruar që SHBA, Gjermania deh Kroacia kishin njohur pavarësinë e Kosovës, sulmuan dhe dogjën ambasadat e këtyre vendeve.

Ambasada e SHBA e ka përshëndetur vendimin më të ri të Apelit. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU