Këta janë 4 shqiptarët më të kërkuar në Angli (FOTO)

Katër shqiptarë gjenden në listën e 59 personave të shpallur në kërkim nga policia e Kentit, qytet në jug të Anglisë.

Të gjithë të kërkuarit akuzohen për vepra të rënda penale, që nga trafiku i drogës dhe qënieve njerëzore deri tek pengmarrje dhe përdhunim, raporton ora news. Personat e shpallur në kërkim konsiderohen si persona të rrezikshëm. Policia e Kentit ka bërë publike emrat e tyre, fotografitë dhe veprat penale që kanë kryer, ndërsa vë në dispozicion dhe numrin e telefonit 0800 555111 për këdo që ka informacion rreth tyre, duke u garantuar dhe anonimat të plotë.

Shqiptarët në listën e zezë janë:

-Fesim Prendim i akuzuar për shpërndarje kokaine  në Canterbury

-Florim Krasniqi, i akuzuar për pengmarrje në Dover

– Selami Sherifi, i akuzuar për përdhunimin e një vajzë nën moshën 16 vjeç në Folkestone

– Ferbent Sakaj, i njohur edhe me emrin Giannis i akuzuar për trafik droge

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU