Kështu duket nga afër Audi A9 Prologue (VIDEO)

Pas Prologue Avantit, kompania Audi ka njoftuar se do ta lançojë pasardhësin e tij A9.

Prezantimi i modelit në Paris Motor Show ka bërë që entuziastët t’ia bëjnë një video amatore, e cila është postuar në mediet që merren me automobilizëm.

Filmimi fillon me shfaqjen e grillit gjigant dhe dritave që kanë formë të veçantë. Më pas shihen dyert pa dorëza për hapje, si dhe dritat e pasme që zgjatën sa krejt hapësira në fund.

Sidoqoftë, nuk bëhen të ditura se çfarë ka nën kapak Prologue A9, apo ku del në shitje. /Telegrafi/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU