Këshillat e Berishës dhe raportet me Bashën të Rudina hajdarit

Deputetja e parlamentit shqiptar, Rudina Hajdari, vajza e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, rrëfen muajt e parë në politikë dhe lidhjen me liderin Lulzim Basha.

Gjatë një interviste në “Oktapod”, Rudina Hajdari rrëfen për emocionet dhe përgjegjësinë që ndjen si vajza e Azemit, opozitën, marrëdhëniet me Bashën, këshillat e Berishës dhe ajo çfarë i mungon nga babi.

Intervista:

Si ndihesh që je në sallë ku është Sali Berisha?

Ndjej një krenari shumë të madhe që jam në një sallë ku ka qenë babai im. Në 27 vitet e fundit Shqipëria ka ecur shumë. Por ka vend për përmirësim dhe ka vend që ne të bëjmë të pamundurën për përparimin e Shqipërisë drejt BE.

Po i kthehet besimi i shqiptarëve te Basha?

Akoma është herët për të thënë një gjë të tillë. Nuk është në mandatin tim për të bërë këtë gjë…

A ndihet frymë e kam fjalën?

Patjetër që ndihet frymë dhe turi i fundit i Bashës nëpër rrethe ka sjellë një frymë më pozitive. Ne jemi një opozitë shumë e fortë dhe kemi një trashëgimi të fortë. Ne nuk mund të tolerojmë gjera të tilla, një qeveri që dita ditës po mundohet të kapi çdo lloj institucioni.

Ju dëgjon Lulzim Basha juve?

Gjatë gjithë kohës. Ne kemi takime të rregullta me të, të përjavshme dhe besoj se edhe analiza e fundit që kemi bërë pasi pati një rënie të votave të PD-së dhe për këtë po bëhet një analizë në gjithë Shqipërinë.

Si duket në gjykimin tënd koalicioni me LSI-në? Ky rikthim i dashurisë është mirë apo keq?

Nuk besoj se është rikthim i dashurisë. Ne ndodhemi në të njëjtin pozicion. Jemi dy parti në opozitë, partia më e madhe jemi ne, kemi disa qëllime të njëjta dhe çështje që bashkohemi. LSI është gjatë gjithë kohës duke negociuar. Dhe në këto çaste jemi duke negociuar, përderisa ata të jenë dakord me qëllimet tona që ne i kemi të qarta….

Po ata kanë qenë në qeveri me Ramën…

Ata mbajnë përgjegjësitë e veta dhe janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe e kanë kuptuar se kanë bërë gabim. Për sa i përket bashkëpunimit me LSI, ne nuk i ndryshojmë politikat tona për ta, ata nëse bashkohen me kjo është tjetër punë. Pra është edhe një situatë e re, pasi është bashkëpunim në opozitë.. por nëse ata bashkohen me ne për interesat e qytetarëve nuk duhet të ketë pengesa.

Cili është synimi yt maksimal në polikë?

Ambicia ime është që të shikojë një politikë që është më e kujdesshme, më e maturuar, politikanë të pa korruptuar. Por kjo do kohën e vet.

Cila është këshilla që të jep mami?

Ajo është shumë krenare… Nuk është se mamatë të bëjnë kritika.

Po vëllai i madh?

Kiri është ai që më këshillon goxha, mundohet dhe më thotë që të jem sa më e qetë.

Po Azemi i vogël?

Azemi është në moshën e adoleshencës tani. Nuk merret fare…

A mendon që të jesh ministre një ditë?

Sinqerisht nuk e mendoj. Politika e jashtme patjetër që është një gjë që unë jam marrë shumë, pasi kam një arsim dhe eksperiencë që do ti jap shumë PD-së.

Berisha të ka dhënë ndonjë këshillë gjatë këtyre 6 muajve?

Jo. Nuk kemi patur ndonjë kontakt. Këshillat e zotit Berisha kanë qenë gjatë gjithë kohës që unë jam rritur, pasi jemi takuar shpesh në përvjetorët e babait tim dhe kemi bërë biseda të shumta për gjendjen në Shqipëri, politikë, për ngjarjet e mëparshme etj.

Raporti me mbiemrin…

Është përgjegjësi shumë e madhe realisht, emocionet janë shumë të mëdha se përfaqsoj një emër shumë të madh të Shqipërisë.

Ça të mungon më shumë nga babi?

Çdo gjë, prania e tij, buzëqeshjet e tij, këshillat e tij. Çdo gjë.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU