Periudha e ndarjes nga i/e dashura është shumë e vështirë. Fillon të kujtosh çdo gjë të mirë që ke kaluar me të, dhe domosdoshmërisht që ndihesh keq.
Ja disa këshilla se si të ecni përpara e të mos e kujtoni dashurinë e humbur në çdo moment të ditës.
Jepini vetës kohë
Është në rregull që ndiheni të mërzitur për shkak të ndarjes. Mos u ndjehni keq nëse nuk mund të bëni gjëra që keni bërë para ndarjes. Nëse dëshironi të qëndroni vetëm për pak kohë, mund të i tregoni shoqërisë dhe familjes tuaj që të japin pak hapësirë. Por mos qëndroni vetëm për shumë kohë, sepse do mund të i mërzisni njerëzit e tuaj të dashur.
Mos mendo për kohën e mirë që keni kaluar
Mundohuni të mos i kujtohni gjërat ose momentet e mira më ish-in tuaj, sepse kështu nuk mund të ecni para.
Kujtojani vetës se pse ka përfunduar
Në vend se të mendoni se sa e mirë ishte lidhja juaj, filloni të mendoni për momentet e këqija së bashku.
Kështu kujtojani vetës arsyejen se pse jeni ndarë.
Edhe pse mund të i’u mungojë kujtojani vetës se nuk ishte e thënë të vazhdonte.
Mos e fajsoni veten
Është shume normale që të reflektoni në atë se çfarë keni gabuar, por mos shpenzoni shumë kohë duke e fajsuar veten.