Duhet të kini parasysh gjithmonë se për të pasur flokë të shëndetshëm asnjëherë nuk duhet t’i lani me ujë të nxehtë preferoni ujin e vakët gjatë larjes së kokës.
Do të ishte shumë më mirë për flokët tuaj që pas larjes mos t’i thanit fare me tharësen e flokëve por t’i linit të thahen në mënyrë natyrale.
Maska duhet të aplikohen të paktën njëherë në javë. Reduktoni përdorimin e produkteve për flokë siç mund të jenë xheli i flokëve, llaku i flokëve, shkuma për kaçurrelat etj. Ato e shkatërrojnë rrënjën e flokëve.