Këshilla/ Ja shkronjat që lehtësojnë kujtesën para provimit

Disa studiues të Institutit Mbretëror të Teknologjisë në Melburn sapo kanë publikuar një tipografi të re dhe e kanë bërë të disponueshme falas. Bëhet fjalë për Sans Forgetica dhe është studiuar për të ndihmuar dhe për të kujtuar ata që lexojnë.Ky truk qëndron në faktin se ky font i veçantë është mjaft i mundimshëm për t’u lexuar: lexuesi është i detyruar të bëjë një përpjekje më të madhe, sesa ajo e kërkuar me karaktere tradicionale dhe rrjedhimisht nxitet të analizojë më hollësisht kuptimin e tekstit dhe lë më shumë mbresa në kujtesë.

Ideja ka lindur nga një profesor i universitetit që donte të ndihmonte studentët e tij, por që u përqafua më pas edhe nga stilistët dhe shkencëtarët e kohës, bazohet në një koncept të psikologjisë njohëse e quajtur vështirësi e dëshirueshme. Me pak fjalë të arrish një shkallë vështirësie për të kryer një detyrë të caktuar do të përmirësonte përpunimin e njohurive dhe kujtesën.Ekipi për këtë arsye krijoi disa fonte që u testuan nga 400 studentë. Sans Forgetica ishte më efikase. Për ta bërë leximin më të vështirë, ekipi e anuloi shkronjën në drejtim të kundërt në krahasim me kursivin e zakonshëm dhe gjithashtu hoqi disa pjesë të secilës shkronjë.

Nuk janë mrekulli! Natyrisht një shkronjë e tillë ngadalëson leximin dhe nuk mund të jetë mrekullia që shpëton studentët që ulen mbi libra një natë para provimit. Megjithatë, sipas psikologëve njohës, sa i përket kohës së leximit informacionet e ruajtura janë të mëdha.

Sipas studiuesve, ky karakter i ri është i dobishëm jo vetëm për studentët, por për këdo që ka nevojë për të kujtuar datat ose shënimet personale. Nëse jeni kuriozë dhe dëshironi ta provoni, ju duhet të vizitosh faqen e universitetit dhe ta shkarkoni atë, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU