Kërkuam qeveri teknike, na dhanë president teknik…

Nga Astrit Patozi

Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje te “uroj” Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj.

E para, se prita radhen…

Por me e rendesishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin e gezimit te atyre qe e cuan si duke e mbajtur ne barrele drejt majes se shtetit, por edhe merzine e atyre qe u zhgenjyen nga zgjedhja e tij, pasi kishin pritur dicka tjeter.

I vetmi qe kishte nje arsye per ta mbeshtetur dje ne parlament ishte Ben Blushi, por pikerisht ai votoi kunder.

Dhe arsyeja e vetme ishte se ata te dy kane qene shoke gjimnazi.

Te gjithe te tjeret, bene te kunderten e asaj qe donin.

LSI votoi me shpirt nder dhembe, se ua kishte futur Edi Rama.

Ndersa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo per zgjedhjen, por per internimin e Ilir Metes.

Ky eshte presidenti qe duam, ne Shqiperine qe duam, me policine qe duam, me drejtesine qe shume shpejt do ta duam…

Mbetet per t’u konsumuar vetem akti i fundit nese do te kemi edhe opoziten qe duam…

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU