Kërkohej për trafik, kapet në Itali 42-vjeçari shqiptar

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik mjetesh nga Italia në Shqipëri.

Sipas medias italiane “cityrumors.it”, në pranga ka rënë  një 42-vjeçar. I arrestuari nuk ishte i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi Gjykata e Apelit në Durrës, e kishte shpallur në kërkim për veprën e mësipërme.

Ky person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, 6 vite më parë u ndalua duke drejtuar një makinë të madhe, të cilën pasi e mori në vendin fqinj, e shiti në Shqipëri për 12 mijë euro.

Pas arrestimit, Gjykata e Apelit e L’Aquila ka dhënë urdhër për ta transferuar në Castrogno.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU