Po ju sjellim recetën për sanduicë të butë indianë, të cilët fare lehtë mund të zëvendësojnë petullat ose pitalkat tona të preferuara në një mëngjes të vonë fundjave.
Hapi 1
Tostin lyejeni me nutella dhe sipër saj rendisni bananet e prera në rrathë. Sipër hidhni një tjetër rriskë tosti.
Hapi 2
Vezët përziejini bashkë me qumësht dhe në këtë masë kalojeni bukën e përgatitur.
Hapi 3
Bukën fërgojeni në gjalpën e shkrirë derisa të marrë një ngjyrë të artë në të dyja anët. /b.d