Këngëtari italian sulmon Strakoshën: Është portieri më skarco në Seria A

Ndeshja e së dielës mes Lazios dhe Interin vijon të prodhojë akoma shumë reagime. Së fundmi është këngëtari italian, Tommaso Paradiso, i cili njihet si tifozë i Lazio-s, që me anë të një statusi në rrjetin social ‘instagram’ ka bërë Strakoshën fajtorin kryesor për humbjen ndaj interit që i la jashtë “Championsit”.

Futbolli është i çuditshëm? Jo, nuk është i çuditshëm, çdo gjë që ka ndodhur, ka ndodhur. Ne luajmë me portierin më skarco në Seria A (Strakosha). Dhe pastaj faulli në fund i De Vrij! Një ndërhyrje kositëse, e çuditshme. Shumë e çuditshme.

Unë jam personi më kundërthënës ndaj mentalitetit të komplotit. Më bën të sëmurë. Unë thjesht thashë atë që u parafol rreth De Vrij në lidhje me këtë ndeshje, me siguri do të ndodhte diçka. Pra, nuk është e çuditshme që shkoi kështu dhe se De Vrij kishte fatkeqësinë për të kositur Icardin në zonën e penalltisë, 10 minuta nga fundi. Asnjë komplot, histori.

a.ç

 

384031_TS_22-05-18_7942692740_

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU