Këmbana e Paqes, një monstër me beton e ndryshk

Nga Artan Fuga

Një monstër dhe beton, me ndryshk dhe hekur, që ndan më dysh parkun përpara Piramidës në Tiranë, gjoja për të kujtuar tmerret që kanë pësuar fëmijët përgjatë çmendurisë sonë kolektive në 1997.

Pllakë pa kuptim, e vendosur në një si shinë stërmadhe që dhunon pejsazhin që duhet të ishte i gjelbër, mu në mes të Tiranës.

Dhe një kambanë, a thua se vetëm fëmijë të krishterësh u coptuan dhe u traumatizuan atje.

Kush pjell dasitë fetare në monumente gjoja kushtuar paqes!

E shëmtuar, jofunksionale, pa pikë kuptimi, e dyshoj se ka qenë monument korrupsioni përpara sesa të ishte monument kujtese, një shembull i mungesës të shijes estetike që karakterizon kohën tonë, një shije trafikantësh, proksenetësh dhe të korruptuarish që na ka mbuluar nga çatitë deri në gjiizet e hapura të rrugëve ku gropat na thërrasin për të rënë brenda.

Dhe ankohemi pastaj se përse politikanët anglezë tallen e qeshin me ne!

Ne jemi qesharakë mo!

1 koment

  1. Ndoshta nuk eshte nje veper e bukur Profesor Fuga, por nuk eshte nje veper fetare. Femijet qe mblodhen gezhojat nuk dilnin ne emer te fese dhe askush tjeter nuk ka pse ta beje. Ndasite nuk i sjellin veprat e “Artit” por komentaret e gjithckaje qe mjaftohen me faktin qe dikush do botoje ate ç’ka ata shkruajne. Uroj qe te mos kerkoni per balance nje gjysme hene me yll ose minare, sepse kjo do te ishte ndasi fetare.

PËRGJIGJU