Ke të pasme të mëdha? Shkenca sjell lajme të mira

Të kesh prapanicë të madhe është fat për disa femra, ndërsa për të tjera siklet. Por, shkenca vjen me lajme super të mira për femrat me prapanicë të madhe. Një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se femra të tilla gëzojnë një shëndet tepër të mirë.

Studiuesi Konstantinos Manolopoulos zbuloi se femrat që kanë të pasme të mëdha janë jashtëzakonisht rezistente ndaj sëmundjeve kronike. Studimi analizoi të dhënat nga 16.000 femra dhe doli në përfundimin se femra me të pasme më të mëdha zakonisht kishin nivele më të ulëta të glukozës dhe kolesterolit, duke i mbajtur në nivele të larta yndyrat e omega-3, të cilat janë super të mira për ju.

Këto femra kishin gjithashtu më shumë gjasa të kenë nivele të larta të një hormoni që ndihmon për të mbajtur nivelet e energjisë duke parandaluar urinë. Kjo çon në nivele të ulëta të obezitetit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU