KE: Serbë, bëni ligj për kompensim të kursimeve për kosovarët

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës i ka bërë thirrje Serbisë që pa vonesë të miratojë ligjin me të cilin do të bëhej i mundur zbatimi i aktgjykimit “Alishiq dhe të tjerët kundër Serbisë dhe Sllovenisë” të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe të krijimit të kushteve për kompensimin e kursimtarëve të bankave serbe nga ish-republikat e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Në vendimin e marrë në Strasburg theksohet se afati për zbatimin e aktgjykimit ka skaduar më 16 korrik 2015, theksohet në komunikatën e KE. Komiteti i Ministrave ka lavdëruar Slloveninë për miratimin e ligjit për kompensimin e kursimeve në Bankën e dikurshme të Lubjanës, që ka hyrë në fuqi nga dhjetori.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut me aktgjykimin e korrikut të vitit 2014 i ka kërkuar Serbisë e Sllovenisë që të ndërmarrin masat e nevojshme në mënyrë që kursimtarëve të Bankës së dikurshme të Lubjanës, Invest Bankës, Beobankës dhe të tjerëve t’u kompensohen kursimet devizo0re me kushte të njëjta me të cilat këto dy shtete ua kthyen kursimet shtetasve të vet.

Të dy këtyre shteteve atëherë iu dha afat njëvjeçar për zgjidhjen e këtij problemi. Serbia në emër të kursimeve të vjetra devizore duhet të paguajë mbi 200 milionë euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU