KAVAJE/ Policia shpall në kërkim 2 shtetas, u denoncuan se kanë kanosur një shtetas para zgjedhjeve

Një 24-vjeçar pretendon se është dhunuar dhe kanosur ditën e sotme në Kavajë nga dy persona në lidhje me pjesëmarrjen e tij në zgjedhje. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin T.P. i cili ka kallëzuar në polici se A.S. 59 vjeç dhe B.Xh. 30 vjeç, të dy banues në Kavajë i kanë zënë pritë me automjet dhe e kanë qëlluar me grushte duke e kërcënuar. “Do kesh probleme pas zgjedhjeve”, mësohet t’i kenë thënë ata. Policia pas kallëzimit i ka arrestuar dy keqbërësit.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë Më datë 24.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve: – A. S., 59 vjeç, banues në Kavajë – B. Xh., 30 vjeç, banues në Kavajë Për këta shtetas ka bërë kallzim në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasi T. P., 24 vjeç, banuese në Kavajë. Ai ka kallzuar se në vendin e njohur si ‘nënstacioni elektrik’ në lagjen nr 2 Kavajë, pranë tij ka ndaluar një automjet ku nga kanë zbritur shtetasit e sipër përmendur. Sipas tij, shtetasi A. S., e ka qëlluar dhe e ka kërcënuar se mbas zgjedhjeve do ketë probleme. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorise Prane Gjykates te Shkalles se Pare Kavaje, per vepren penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesmarresve ne zgjedhje parashikaur nga neni 329/2 I Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU