Kavajë, abonenti pret me armë grupin e OSHEE, shmanget tragjedia

Një grup pune i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjatë kontrollit dhe verifikimeve që po bënte në terren ka hasur në kundërshtimin e një abonenti në Kavajë, i cili nuk ka pranuar.

OSHEE njofton se abonenti Dritan K. përdori armën e zjarrit ndaj punonjësve të OSHEE, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Pas ngjarjes, abonenti është ndaluar menjëherë nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armës së zjarrit, çifte.

“Gjate ushtrimit te detyres per kontrollin dhe verifikimin ne terren te abonenteve, sot rreth ores 16.00, grupi i punes se OSHEE Drejtoria Rajonale Durres, ka hasur ne rezistencen e abonetit Dritan K., i cili perdori arme zjarri ndaj punonjesve te OSHEE, ku fatmiresisht nuk pati te lenduar. Ngjarja ndodhi ne Kavaje” thuhet në njoftimin e OSHE./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU