Kathimerini: Escobari Drogës njihej si “Kelly”, pjesë e bandës edhe shqiptari “Walter”

Fakte të reja nga hetimet për shqiptarin, quajtur si “Escobari i Ballkanit”. Ai vënë në qendër të hetimeve greke për trafikun ndërkombëtar të drogës, për të cilin mediat fqinje deklaruar se është Klemend B, drejtori i Transporteve në Sarandë, përdorte pseudonimin “kelly” gjatë veprimit të tij në organizatën e trafikut.

klemend-balili

Gazeta “Kathimerini”, duke iu referuar hetimeve në Belgjikë, shkruan sot se në dokumentet zyrtare të autoriteteve të huaj, ai përmendet si kreu i organizatës Klemend B., i cili përdor pseudonimin “Kelly”.

Ndërkohë, sipas gazetës në skenë del dhe një shqiptar tjeter që jeton jeton në Belgjikë, që njihet me pseudonimin “Walter”. Ai është 50-vjeçari Dhimitër P., i cili ka shtëpi në Tiranë, Athinë  dhe ka depozita bankare 366 mijë Euro në bankat greke, 460 mijë Euro në Shqipëri dhe 100 mijë Euro në Belgjikë raporton Panorama.

Sipas gazetës, organizata ndërkombëtare e drogës ka aktivitet në Belgjikë, Holandë, Bullgari, Itali, Spanjë dhe vendet Nordike.

Në rrjet, Shqipëria përmendet si vend furnizues i drogës, prej nga transportohet kryesisht në rruge ujore e pastaj shpërndahet me kamione./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU