Katastrofa në Shkup përmes fotove

Përveç humbjeve në njerëz, Shkupi është zgjuar me dëme të mëdha materiale. Kryesisht dëmet janë shkaktuar nga uji i rrëmbyeshëm por edhe nga nxitimi i shoferëve që, për të ikur nga uji, kanë shkaktuar aksidente me vetura.

Viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.

Telegrafi Maqedoni ju sjell disa fotografi të dërguara nga lexuesit që pasqyrojnë realitetin pas vërshimeve në Shkup.

Drejtoria për punë Hidrometeorologjike ka njoftuar se Maqedonia edhe sonte do të jetë me shi dhe me të rreshura që mund të shkaktojnë përmbytje. Nga kjo drejtori apelojnë për kujdes dhe të mos dilet nga shtëpiat dhe në rast vërshimesh të evakuohet vendi dhe shtëpitë e rrezikuara.

Telegrafi/d.i.

Hasanbeg-1-1-780x439Hasanbeg-2-1Hasanbeg-3-1Hasanbeg-4-1Hasanbeg-5-1Hasanbeg-6-1Hasanbeg-7-1Hasanbeg-8Hasanbeg-9Hasanbeg-10Hasanbeg-11Hasanbeg-12Hasanbeg-13Hasanbeg-14Hasanbeg-15Hasanbeg-16Hasanbeg-17Hasanbeg-18Hasanbeg-19Hasanbeg-20Hasanbeg-21Hasanbeg-22Hasanbeg-23Hasanbeg-24Hasanbeg-25Hasanbeg-26Hasanbeg-27Hasanbeg-28Hasanbeg-29Hasanbeg-30Hasanbeg-31Hasanbeg-32

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU