Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka biseduar me ambasadorin e shtetit të Katarit sheik Mubarak bin Fahad Al Tania, transmeton Koha.net.Ata, me këtë rast, kanë konstatuar përvojën e mirë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Siç njofton gazeta Blic e Beogradit, ambasadori Al Tania, kryetarit të Serbisë Vuçiq ia ka dorëzuar një letër me të cilën emiri i shtetit të Katarit e ka ftuar Serbinë që t’i ofrojë mbështetje për kandidatin e këtij vendi, Hamad Al Kuvari, për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s.
Katari në vitin 2015 kishte votuar pro Kosovës për anëtarësim në UNESCO kur Kosova nuk ai arriti të anëtarësohej në organizatë të Kombeve të Bashkuar.
Mandati i drejtoreshës aktuale të UNESCO – s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë e Kulturë) Irina Bokova skadon sivjet. Në garë për këtë post janë nëntë kandidatë, përgatiti Koha. (b.an)