Karikatura e Agim Sulajt, që paralajmëron terrorin, nderohet në Turqi

Karikatura me të cilën artisti shqiptar Agim Sulaj ishte vlerësuar me çmimin që konsiderohet “Oscar” i karikaturës, prej së martës ka zënë vend në Adana në jug të Turqisë. Karikatura e cila shpërfaq këmbët me këpucë të lustruara, pranë të cilave dy njerëz të vegjël këmbëzbathur u vënë flakën lidhëseve, në qershor të vitit të kaluar ishte shpërblyer me çmimin kryesor në konkursin e 32-të ndërkombëtar të karikaturës “Aydın Doğan International Cartoon Competition”, shkruan “Koha Ditore”.

Ekspozita ku përfshihet edhe vepra e Sulajt në “75’inci Yıl Art Gallery”, siç raporton “harriyetdailyneës.com” do të qëndrojë e hapur deri më 20 të këtij muaji. Më shumë se 780 artistë nga 66 shtete të ndryshme kanë marrë pjesë në garë, në të cilën juria kishte vlerësuar 2 mijë e 289 vepra…

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU