‘Kapja e 613 kg kokainë, Arbër Çekaj nuk do të ekstradohet nga Gjermania?’

Çështja e Arbër Çekajt, i arrestuar në Gjermani si i dyshuari për porositjen e 600 kg kokaine të kapur në portin e Durrësit ka marrë një tjetër kthesë.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri të ditur se kjo nuk është më një çështje ekstradimi, por çështje e hetimit të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre gjermane.

Ka një ndryshim në këtë gjë. Nuk është çështje ekstradimi më, por hetimi të përbashkët dhe mbetemi këtu se nuk më takon mua. U takon autoriteteve të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të policisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të policisë kriminale gjermane”, deklaroi Xhafaj

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU