“Kapi”, kjo është pika e re kufitare Kosovë- Serbi

Vetëm pak kilometra e ndajnë Kamenicën e Medvegjën, por në mungesë të një pike kufitare, për të shkuar të familjarët e tyre që kanë andej e këndej kufirit, banorët e këtyre dy vendbanimeve kanë bërë mbi 80 kilometra rrugë. Më 22 maj në kuadër të dialogut Prishtina e Beogradit ishin marrë vesh që të hapet një pikë e re kufitare në këtë pjesë. Por veç tani qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e tokës ku do të ndërtohet pikë-kalimi i ri kufitar, “Kapi” në komunën e Kamenicës mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi. Ai beson se hapja e kësaj pike kufitare është e mjaftueshme që ta ndalin hovin të gjithë ata që tentuan ta devijojnë këtë pikëkalim kufitar në vende të tjera.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU