Kapet skafi shqiptar me 2.2 tonë marijuanë në Itali, droga me vlerë 22 milionë euro

Një sasi e konsiderueshme prej 2.2 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë e cila vinte nga Shqipëria është sekuestruar në brigjet italiane.

Lënda narkotike ishte e ngarkuar në një gomone rreth 8 metra të gjatë dhe e ndarë në 57 pako të sasive të ndryshme.

Marijuana e cila ishte e kamufluar me mbulese celofano nëse do të dilte në treg do të arrinte vlerën prej 22 milionë eurosh.

Mediat raportojnë se lënda narkotike u sekuestrua në mbremjen e 17 majit nga policia e Foggias.

Vijojnë hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen, ndërsa janë duke bashkëpunuar autoritete italiane dhe ato shqiptare me synimin për të zbuluar personat përgjegjës që merren me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU