Kapet shqiptari me pistoletë pa numër serie, dyshohet për killer

Një shtetas shqiptar, i cili jetonte ilegalisht në Itali, është kapur me drogë dhe pistoletë. Pas kontrollit në apartamentin e M.D., karabinierët gjetën armën të fshehur në kutinë e ilaçeve.

Pistoleta e tipit Magnum 44 rezultoi se i kishte të fshirë numrat e serisë. I riu u arrestua dhe autoritetet po kryejnë hetime nëse është përfshirë në ngjarje kriminale.

Kjo pasi atij, bashkë me armën i është gjetur dhe një kapuç dhe dorashka në apartamentin që ndodhet në Monza, Itali.

Gjithashtu, policia gjeti në banesën e 20-vjeçarit kokainë, substancë për përzierjen e saj, telefona dhe para.

Ndërsa në momentin e mësymjes, në apartamentin e tij ndodhej dhe një vajzë 18-vjeçare me shtetësi shqiptare, e cila, sipas policisë italiane ushtronte profesionin e prostitutës.

Panorama

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU