Kapet shqiptari me 60 kg heroinë (ka edhe foto me Bashën e Berishën)

Autoritetet e Holandës kanë arrestuar pardje shqiptarin Amar Shkëmbi, ose i njohur ndryshe si miku i ngushtë i kryedemokratit Lulzim Basha.

Pas një pune disa mujore, mësohet se operacioni është finalizuar në Amsterdam ku atij ju gjet dhe sekuestrua 60 kg heroinë.

Forcat e policisë e kanë shoqëruar në komisariat ku do hetohet lidhur me këtë rast.

Grupi hetimor, ka ngritur dyshime se ai mund të jetë implikuar edhe në ngjarje të tjera kriminale që kanë të bëjnë me transportimin e lëndëve narkotike, shkruan “TemA”.

Shkëmbi rezulton si mik i ngushtë me liderin e opozitës Lulzim Basha si edhe një prej bashkëpuntorëve më të afërt të Lulzim Bersihës.

Më poshtë do të mund të shihni disa prej fotografive të tyre. (TemA)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU