Kapet me drogë në kufirin grek, arrestohet 52-vjeçari shqiptar

Një 52-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi i është gjetur në makinë një sasi prej 20 kg marijuane.

Sipas policisë greke përveç drogës e cila ishte e ndarë në dy qese, gjithashtu në makinë gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan edhe 2 celularë me 2 karta SIM, 250 euro dhe 8600 lekë të reja shqiptare.

Ndërkohë, prej fillimit të vitit e deri sot, në Greqi policia greke ka sekuestruar rreth 8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU