Kapet kokainë me vlerë 400 mln euro në Gjermani, prangosen disa shqiptarë

Policia gjermane ka finalizuar një super-operacion antidrogë në kuadër të të cilit janë sekuestruar rreth 1.8 tonë kokainë e cila nëse do dilte në treg do të kapte vlerën e 400 milionë eurove.

Gjatë operacionit janë arrestuar të paktën 12 persona të lidhur me trafikun e drogës. Shumica e personave të arrestuar janë shqiptarë.

Sipas policisë gjermane, sasia e drogës ishte e fshehur në kontejnerë me banane dhe vinte nga Amerika Latine.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e personave të arrestuar dhe destinacionin final të ngarkesës./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU