Një i ri nga Korça ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri dhe lëndë të dyshuar narkotike. Mësohet se i arrestuari është 27 vjeçarri Gjergji Panolli, 27 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip “TT”, një krëhër me 2 fishekë, të cilat i zotëronte pa lejen e organeve përkatëse si edhe një sasi prej 13 (trembëdhjetë) doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /ma.me