Kapen 6 afganë në Gjirokastër, pranga edhe trafikantëve

Policia e shtetit njoftoi se jane ndaluar në Kakavijë gjashtë klandestinë nga Afganistani, ndërsa vihen në pranga tre udhërrëfyesit e tyre shqiptarë.

Policia Kufitare e Kakavijës, gjatë patrullimit në kufirin jeshil ka evidentuar sot nëpërmjet kamerave termike në vendin e quajtur “Liqenet e Peshkëpisë” disa persona, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë.

Këta persona kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë në Shqipëri dhe po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës.

Ata u ndaluan dhe shoqëruan në polici, nga ku u zbulua se nga 8 persona që ishin gjithsej, gjashtë ishin shtetas nga Afganistani dhe dy shtetas shqiptarë, të cilët po i shoqëronin dhe i ndihmonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit.

Uniformat blu bënë arrestimin e Florjan Latifaj, 25 vjeç dhe Veli Bejaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet paraprake rezultoi se Latifaj dhe Veli Bejaj, i ka dërguar Marsel Ajdini për të marrë klandestinët në tokën greke, tek stacioni i autobusit dhe për ti sjellë në tokën shqiptare, kundrejt një pagese prej 100 euro për person.

Nga aty 31- vjeçari Marsel Ajdini nga Gjirokastra, do të bënte transportimin e klandestinëve në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës 2500 euro për person.

Tre shqiptarët u vunë në pranga nën akuzën e veprës penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU