Një kapelë që i përket Napoleon Bonapartit, do të nxirret në ankand nga “Christie’s” për 500 mijë sterlina, rreth 700 mijë euro.
Kapelja tipike me strehë të kthyer përpjetë, mban edhe shenjat e betejës historike të Friedlandit të vitit 1807 dhe në veçanti paraqet një vrimë të shkaktuar nga një plumb pushke. Në vitin 1814, një aristokrat britanik, Sër Michael Shaw Stewart, e bleu nga xhaxhai i shërbëtorit personal të udhëheqësit për vetëm 2.83 euro.