Kandidatët për Hipotekat shumë të dobët, shtyhen aplikimet për drejtuesit e rinj (ja afatet)

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj rishpalli edhe njëherë vendet vakante për drejtuesit e Hipotekave duke e shtyrë afatin me 15 ditë.

Gjonaj tha në një deklaratë për mediat se 25 % e kandidaturave kanë qenë shumë të dobëta, duke u detyruar ta shtyjë edhe me 15 ditë afatin për vendet vakante.

Nuk arrimë dot të kemi në krye të këtyre institucioneve të kemi profesionistët më të mirë të vendit. Na ka rezultuar se për shkak të kësaj cilësie të dobët, të bëjë shpalljen e vendeve duke shtyrë. I bëj thirrje profesionistëve që plotësojnë kriteret, të konkurrojnë brenda këtyre 15 ditëve për të marrë pjesë në këtë konkurrim. Jemi të gatshëm të garantojmë këtë proces transparent. Duhet ti japim fund qokave politike, me qëllim që të rrisim cilësinë shërbimin”, tha ministrja Gjonaj.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU