Kanabisi vret qelizat e kancerit

Kanabisi mund t’i vrasë qelizat e kancerit dhe të zvogëlojë tumoret, ka zbuluar një raport i ri.

Instituti Kombëtar për Abuzimin e Drogave në SHBA ka pranuar, në një publikim mbi marijuanën, se kjo lloj droge ofron përfitime të mëdha për pacientët me kancer.

Raporti thotë: “Studimet e fundit në kafshë kanë treguar se marijuana vret qelizat e kancerit dhe redukton madhësinë e tyre”, transmeton Gazeta Express.

“Dëshmitë nga një studim në kafshë tregojnë se ekstraktet nga bima e kanabisit mund të ngadalësojnë rritjen e qelizave të kancerit”, thuhet në raport.

Momentalisht kjo bimë nuk njihet si bimë shëruese në SHBA, por megjithatë studime të shumta po tregojnë se kanabisi ka aftësinë për të shëruar kancerin.

Për momentin dy kanabinoidë, prej 100 syresh, kanë ngjallur interes nga mjekët – THC dhe CBD. THC zvogëlon dhimbjen, inflamacionin dhe problemet me kontrollin e muskujve.

Ndërsa CBD nuk prekë mendjen ose sjelljen e njeriut.Mendohet se THC ka aftësinë për të trajtuar sëmundjet mendore dhe varësitë. Në Mbretëri të Bashkuar, THC është përbërësi më aktiv në ilaçin “Sativex”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU