Policia e Shtetit ka ndaluar një 25-vjeçare franceze së cilës iu gjet një sasi kanabisi në çantën e saj.
E reja me inicialet S.Ë. u ndalua nga policia kufitare në pikën e Qafë-Thanës shkruan JavaNews. Gjatë kontrollit asaj iu gjet kanabis në çantën me sende personale ndërsa nuk bëhet me dije sasia e drogës.
Ndalimi i shtetases franceze u krye nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendoret e Policisë Korçë. E reja ka deklaruar paraprakisht se e kishte për konsum vetjak.
Uniformat blu sekuestruan lëndën narkotike, ndërsa materialet në ngarkim të 25-vjeçares franceze i kaluan Prokurorisë së Korçës./a.m.