Kanabis, asgjësohen 38 mijë rrënjë në Memaliaj, rreth 5000 në Dibër

Policia vijon operacionet antidrogë në të gjithë vendin.

Pas një aksioni masiv të shtrirë në Memaliaj dhe Këlcyrë janë asgjësuar plot 38 mijë rrënjë bimë narkotike të dyshuara kanabis.

Sipas një njoftimi të Policisë të shpërndarë për mediat, nga kontrolli i ushtruar në Memaliaj, në Njësinë Administrative Buz dhe në Njësinë Administrative Luftinjë, u konstatuan dhe u asgjësuan në 45 parcela, 38 000 bimë kanabis.

Gjithashtu në Këlcyrë, në fshatrat Sukë, Ballaban dhe Dishnicë, u kanstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 450 bimë të dyshuara narkotike .

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Edhe në Dibër, policia ka asgjësuar me anë të djegies 4 780 bimë narkotike te kultivuara ne 6 parcela. Droga është gjetur në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Balgja”, njësia Administrative Selishtë.

Parcelat kanë qenë të hapura rishtas për kultivimin e bimëve narkotike.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, dhe disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Nga ana tjetër, Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

shqiptarja.com/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU