Klodian Duro do të jetë pasuesi i Devollit në stolin e “Kamzës”.
Vetëm dy ditë pas shkarkimit të Bledar Devollit, “Kamza” ka emëruar ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, si trajner të ri të skuadrës.
Ky i fundit do të nisë nga puna menjëherë dhe do të mundohet të shfrytëzojë ndërprerjen dyjavore të kampionatit, për të njohur më mirë grupin dhe për të sistemuar gjërat.
Duro ka vetëm një eksperiencë si trajner, atë te “Kukësi” gjatë sezonit 2015-2016, ku arriti të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa tashmë e pret një tjetër test i rëndësishëm.
/b.d