Kampionati kinez shton milionerët, ja 10 futbollistët më të paguar në botë

Renditja e lojtarëve më të pasur në botë ka ndryshuar pas transferimit të disa lojtarëve në Kinë.

Kina po tërheq gjithmonë e më shumë interesin e lojtarëve të njohur në botë dhe një nga arsyet se përse preferojnë të lënë kampionatet e tyre të njohura, duket se janë milionat e eurove që përfitojnë.

I fundit që iu bashkua listës së njohur të futbollistëve në Kinë është sulmuesi i Kombëtares italiane, Graciano Pele. Ai nga Southamton u transferua në Shandong Luneng, ku për dy vite e gjysme do të përfitoj  40 milionë euro.

Pak javë më parë në Kinë firmosi edhe Hulk për një përftim vjetor prej 20 milionë eurosh, shumë e cila i afrohet Cristiano Ronaldos te Reali i Madridid, përcjell “Panorama Sport”.

Këta janë Top 10 lojtarët më të paguar

1. Ronaldo: 21 milionë

2.Messi: 20 milionë

3.Hulk: 20 milionë (Luan në Kinë)

4.Neymar: 19 milionë

5.Ibrahimoviç: 16 milionë

6.Pele: 16 milionë (Dje është zyrtarizuar në Kinë)

7.Muller: 13.5 milionë

8. Lavezzi: 13 milionë

9.Martinez: 12.5 milionë

10.Tiago Silva: 12 milionë

/a.r.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU