Kampi i Uruguait/ Përveç Kavanit edhe Suarez me probleme

Edinson Cavani nuk mori fare pjesë në stërvitjet e plota të Uruguait  por tani ka shqetësime edhe për partnerin e tij në sulm, Suarez që ka pësuar një lëndim në stërvitje

Luis Suarez frikësohet se është lënduar gjatë stërvitjeve me Uruguain në të cilat nuk u trajnua as Edinson Cavani.

Ylli i Barcelonës Suarez është larguar nga stërvitjet pasi që nuk e kishte mirë këmbën e djathtë gjatë stërvitjeve që skuadra bëri në Nizhny Novgorod.Suarez u kthye përsëri në stërvitje por incidenti mund të këtë shqetësuar trajnerin Oscar Tabarez,të cilët do të takohen kundër Francës në çerekfinale të premten, transmeton GazetaExpress.

Cavani mundon për shkak të një lëndimi në kofshë gjatë fitores 2-1 në 1/8’ën e finales kundër Portugalisë, edhe pse sot ai ka qenë mirë në palestër, me sulmuesin e PSG’së i cili është i vetmi lojtar që nuk mori pjesë në stërvitjet jashtë në qendrën e sporteve në Borsky.

Skanimet që i janë bërë të hënën Cavanit nuk treguan që ai ka lëndim në muskuj derisa ai ka mundësi që të luan kundër Francës në stadiumin e Nizhny Novgorod që ishte në dyshim. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU