Kafshimi i thonjve për pak sa nuk i kushtoi jetën (FOTO)

Një studente, e cila kafshonte gjatë gjithë kohës thonjtë, humbi gishtin e madh dhe vuri në rrezik jetën e saj, pasi u prek nga një formë e rrallë kanceri.

Courtney Whithorn, sot 20 vjeç, e nisi këtë zakon që në shkollë, ku ra pre e bulizmit, në 2014.

Pavarësisht se gishtat e saj nisën të merrnin ngjyrë të errët, e reja e mbajti këtë fakt të fshehur nga familja dhe miqtë, duke i mbuluar shenjat me thonj falso.

Kjo situatë vijoi për plot 4 vjet.

Duke qenë se kishte dëmtuar bazën e thonjve në mënyrë tejet të rëndë, studentja e psikologjisë u prek nga një formë e rrallë kanceri e njohur si acral lentiginous subungual melanoma.

“Kur zbulova se kanceri më kishte prekur për shkak të kafshimit të thonjve, u habita, Nuk mund ta besoja“, tha e reja, e cila jeton në Australi.

Qëkur u diagnostikua me kancer, ajo iu është nënshtrua 4 ndërhyrjeve. Pavarësisht tentativave për të shpëtuar gishtin e 20-vjeçares, në operacionin e fundit mjekët u detyruan ta prisnin.

Aktualisht Courtney është ende në pritje të rezultateve nga ndërhyrja e fundit dhe kirurgët thonë se do ta mbajnë atë nën vëzhgim për 5 vitet në vijim.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU