Në Rubikon të KTV-së, Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, ka folur rreth çështjes së veteranëve dhe dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj.
Ai tha se ka të vërteta në deklaratën e Sylejman Selimit lidhur më numrin e veteranëve.Kujtojmë se ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka thënë se pas luftës janë identifikuar rreth 13 mijë ushtarë të UÇK-së.
Veseli tha se i beson gjyqësorit të Kosovës dhe prokurorëve që ushtrojnë detyrën e vetë aty.Sipas tij, prokurori Elez Blakaj do të duhej të çonte në fund detyrën e marrë përsipër. (b.an)