‘Kacifas’/ Grekët vijnë me autobusë, ndalohet në kufi grupi me bluza “Vorio Epir”

Konstantinos Kacifa, 35-vjeçari i minoritetit grek që mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor do përcillet sot në banesën e fundit.

Kanë mbërritur në Kakavijë shtetasit e parë grekë që do të marrin pjesë në varrimin Kostandinos Kacifas. Autobusi i parë nga Athina mbërriti rreth orës 5:30.

Autobusët janë nisur nga qyteti Selaniku, Athina, Patra dhe Janina.

Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat.

35-vjeçari do të varroset rreth orës 13:00 i veshur me rroba ushtarake, ndërsa në varrimin e tij, pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë që do të vijnë në Bularat për të nderuar figurën e Kaçifas.

Mesha para varrimit të tij do të mbahet nga peshkopi i Gjirokastrës në kishën e fshatit, ndërsa bashkia e Dropullit ka shprehur dëshirën që të paguajë shpenzimet e ceremonisë.

Një furgon me ekstremistë të veshur me bluza të zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua nga autoritetet shqiptare të futej në Shqipëri.

MASAT E POLICISË

Ora 8:00- Policia ka ushtruar kontrolle të rrepta në kufij për personat që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore. Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke kanë përpiluar një listë për të shmangur personat me prirje ekstremiste të marrin pjesë. Kontrollet janë kryer në të 2 doganat. Në Bularat policia nuk do të jetë e pranishme me uniformë për të shmangur ndonjë provokim të mundshëm. Nuk ka informacion për ndonjë skenar të mundshëm.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU