Kabllogrami i Withers: Rama do t’i sjellë ministrat që t’ia miratojmë ne

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 u transmetua një kabllogram i ish ambasadorit amerikan John Withers, që dëshmon vasalitetin e politikanëve shqiptarë ndaj ambasadave të huaja në vendin tonë.

Ky kabllogram i publikuar nga Wikileaks, mban datën 8 Korrik 2009. Ai është shkruar nga ish ambasadori Withers, dhe i drejtohet Sekretarit të Shtetit, CIA-s, NATO-s dhe disa institucioneve të tjera. Ish ambasadori bën një përshkrim të politikanëve kryesorë në Shqipëri. Ajo që bën përshtypje në këtë dokument, është një deklaratë që Pandeli Majko i ka bërë ambasadës për Edi Ramën, nëse ai do të arrinte të formonte qeverinë.

“Majko pretendon se, Rama do t’i paraqesë ambasadës, një listë me ministra potencialë, për aprovim, përpara se të ndajë postet. Në mënyrë që të afrohet me komunitetin ndërkombëtar, Rama do të krijojë një kabinet me imazh pozitiv, ku të ketë diversitet dhe do t’i japë më shumë influencë personave karizmatikë dhe me lidhje të afërta me SHBA-në… sipas Majkos”,  thuhet në kabllogramin e Withers.

kabllogrami withers

Rama nuk arriti dot të formonte qeverinë dhe nuk e dorëzoi këtë listë, megjithatë nuk dihet nëse një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 2013, kur ai arriti të bëhej kryeministër pas shumë përpjekjeve të mundimshme, shkruan tpz.al.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU