A ka shenja se Trump po përkrah Le Penin?

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka thënë se sulmi terrorist në Paris do t’i rris shanset presidenciale të Marine Le Pen, pasi edhe sondazhet e minutave të fundit i dhanë një mbështetje të madhe asaj.

Trumpi ka thënë se të shtënat në Paris “mbase do ta ndihmojnë zonjën Le Pen në zgjedhjet e së dielës”, shkruan Telegraph, përcjell Koha.net.

“Kushdo që është i vështirë ndaj terrorizmit radikal islamik dhe gjithashtu në kufij, do të bëjë zgjedhje të mirë në fund”, ka thënë Trump.

Në anën tjetër, The Washington Post, ka bërë një shkrim të cilin e kanë titulluar “A po e përkrah Trumpi, Marine Le Pen?”Për më tepër, thuhet se në qoftë se Le Pen do të fitojë zgjedhjet presidenciale të Francës, kjo do të jetë një tronditje për një elitë liberale, apo edhe një tronditje e ngjashme ashtu si me fitoren e Trumpit.

“Të dy liderët do të nisin një valë të re”, thuhet në hyrje të këtij shkrimi.Le Pen dhe Trump kanë një pikëpamje populiste, skeptikë ndaj normave ndërkombëtare, të dy janë anti-emigrimit dhe anti-refugjatëve.

Disa analistë francezë sugjerojnë se Le Pen po nënvlerësohet ashtu siç u nënvlerësua edhe Donald Trump, por megjithatë ai e arriti fitoren.

Në një intervistë për CNN, Marine Le Pen pati thënë “Donald Trump e bëri të mundur krejt atë që dukej e pamundur”, e mbase kjo është një shenjë që të dy do bëjnë punë të njëjtë për globalizmin.

Megjithatë, ka pak dëshmi për një marrëdhënie të ngushtë midis presidentit Trump dhe udhëheqëses të mundshme franceze Le Pen, madje emrat e njëri tjetrit rrallë janë përmendur në llogarinë Tëitter, gjithashtu ata ende nuk janë takuar as personalisht, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU