Juventus/Sami Khedira ka probleme me zemrën!

Konferenca e fundit e Maks Alegrit në prag të sfidës kundër Atletiko Madridit në “Vanda Metropolitan” ka hedhur dritë për dy lojtarët që trajneri juventin nuk i kishte marrë me vete në ekip.

Duglas Kosta e dhe Sami Khedira nuk janë grumbulluar për ndeshjen e nesërme. Braziliani vazhdon programin e rekuperimit, ndërsa Khedira ka qëndruar në Torino për të kryer analiza për shkak të një aritmie atriale të shfaqur ditën e sotme.

Sitiuata e Khedirës ka alarmuar stafin bardhezi sepse aritmia atriale është një patologji që ndikon në ndryshimin e ritmeve të zemrës, me goditje të shpejta dhe të çrregullta. Khedira do të kryejë analiza specifike në vijim për të qartësuar situatën e tij shëndetësore. (BW)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU