Juventus rekordesh, siguron fitoren e 8-të, shënon Ronaldo

Juventus duket i pandalshëm në kampionatin italian. Skuadra e Allegri-t ka fituar me lehtësi edhe ndeshjen e javës së 8-të të Serie A ndaj Udinese-s me rezultatin 2-0.

Bardhezinjtë mbeten me pikë të plota në renditje dhe ka krijuar një avantazh të frikshëm të ndaj konkurrentëve.

Ashtu siç pritej, Juventus e nisi në sulm ndeshjen duke kontrolluar ndeshjen që nga minuta e parë. Me vetëbesim të madh skuadra mike ka pritur momentin e saj dhe në minutën e 33’ ka goditur në shenjë me Bentacur.

Pas një krosi të bukur të Cancelo, mesfushori argjentinas, i pamarkuar brenda zonës, ka goditur topin me kokë duke kaluar të tijtë në avantazh.

Vetëm katër minuta më pas Cristiano Ronaldo dyfishon rezultatin me një goditje të pakapshme për portierin.

Pas pushimit Juve nuk e uli ritmin dhe vazhdoi të krijonte mundësi të tjera shënimi dhe nëse lojtarët e klubit torinez do të ishin treguar më të saktë ndeshja mund të kishte përfunduar me një goleadë.

Gjithsesi, tre pikë të tjera në llogari për Bardhezinjtë të cilit nuk kanë asnjë konkurrent këtë vit në Serie A.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU