Ju shqetësojnë “gungat” prapa veshit? Çfarë janë, a duhet të shqetësoheni dhe… si t’i hiqni

Cistet epidermoide janë dukuri relativisht e zakonshme për shumë njerëz. Ndodh që të dalloni pas veshit tuaj këto “gunga” që në njëfarë mënyre ju shqetësojnë. Disa i referohen cisteve epidermoide si ciste dhjamore, por ky është gabim. Sipas klinikës Mayo, cistet dhjamore janë vërtet të rralla dhe origjinën e kanë nga gjëndrat dhjamore.

Zakonisht janë pa dhimbje, dhe ndaj cistat epidermoide shpesh nuk kërkojnë trajtim, shkuan “lajmi.net”. Megjithatë, nganjëherë infeksioni ose paraqitja e tyre mund të çojë deri në kërkimin e një mënyre për largimin e tyre.

Ndërsa sigurisht që ka mënyra mjekësore për t’i trajtuar këto ciste, shumë njerëz zgjedhin një mënyrë natyrale për shërimin e tyre.

Screenshot_5-2-650x358

Aloe Vera
Aloe Vera ka qenë prej kohësh dhe ende përdoret si një agjent qetësues i lëkurës. Ju mund të aplikoni direkt tek cistet për rezultate më të shpejta ose ju mund të pini lëng Aloe Vera.

Uthulla e mollës
Acidi acetik që gjendet në uthull të mollës është një agjent i dobishëm në luftën kunder cisteve. Ai punon për të mbrojtur lëkurën nga bakteret dhe vret infeksionet. Aplikojeni direkt uthullën e mollës në zonat e infektuara dhe mbuloni me një fashë. I njëjti proces duhet të kryhet për disa javë. Cista do të thahet dhe do të zhduket, ndërsa pastaj zona duhet të mbahet e pastër që lëkura e re të zhvillohet brenda jave.

Qumështi
Qumështi është një tjetër mundësi për heqjen e cisteve. Thjesht aplikojeni qumështin në vendin e cistit me anë të një pambuku. Me përdorim të përsëritur, cisti do të reduktojë madhësinë dhe do të shërohet shpejt.

Mjalti
Mjalti është dëshmuar të jetë një aleat i madh i lëkurës dhe gjithashtu ndihmon në heqjen e cisteve. Vendos mjaltin direkt në zonën e infektuar dhe mbuloni me një leckë gjatë natës. Aplikimi i rregullt siguron shërim të shpejtë./a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU