Sulmuesi malazez i Inter Milano, Stevan Jovetic, 27 vjec, ka nenshkruar per kater vjet me Monaco, ka bere te ditur te marten klubi francez.
“Ai ka luajtur ne kampionatet me te medha dhe ka pervojen e tij ne nivele te larta”, ka shprehur kenaqesine Vadim Vasyliev, zv/president i Monaco. “Ne moshen 27 -vjecare ai eshte nje lojtar i madh me maturi”.
Shenuesi me i mire ne historine e vendit te tij me 23 gola ne 46 seleksione, kapiteni malazez bashkohet me klubin francez, pasi ka luajtur sezonin e kaluar i huazuar te Sevilja, ku shenoi shtate gola.
Jovetic debutoi si profesionist me Partizanin e Beogradit e me pas kaloi ne Serine A italiane me Fiorentinen. Ai ka luajtur edhe me Manchester City, Inter Milano e FC Sévilja. /b.d