Joao Mario e ka quajtur të pavërtetë një lajm që kishte shkruar se ai kishte refuzuar që ti bashkohet Chelsea sepse Maurizio Sarri është italian.
Sipas FCInterNews dhe Sport Witness, kështu Joa Mario e përçmoi Serian A pasi që ai nuk dëshiron që të jetë nën urdhra të një trajneri italian.
“A ka dikush që beson se ky lajm është i vërtetë? Në imagjinatë po, por kjo është tepër”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Portugezi është lidhur me një kalim në Premier Ligë por ka mbetur prapë lojtar i Interit pasi që këtë të enjte afati kalimtar në Angli përfundoi, kurse në Inter konsiderohet lojtar i panevojshëm, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)