Jimmy Fallon merr përsipër të “vërtetojë” nëse flokët e Trump janë natyrale apo… (VIDEO)

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë i ftuar në emisionin e komedianit të njohur amerikan, Jimmy Fallon.

Në një moment gjatë emisioni, Fallon e pyet Trumpin nëse mund t’ia tollovisë flokët duke e bërë publikun të shpërthejë në të qeshura, transmeton Express. Trump është goxha i njohur për stilin e flokëve dhe është bërë hit në internet viteve të fundit.

Fallon i premton Trumpit se do të jetë i butë dhe Trump pranon duke bërë shaka se njerëzit në New Hampshire, ku ai do të shkojë pas emisionit, do ta kuptojnë atë.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU